Prodhimi

 

Shoqëria Pierroll trajton me përgjegjësi dhe konsekuencë prodhimin e produkteve të saj në kombinim me dorëzimin e menjëhershëm, dhe konsiderohet si një nga shoqëritë më serioze dhe të besueshme të grilave të aluminit dhe sistemeve mbrojtëse kundër mushkonjave në Greqinë veriore..

 

Kjo arritje është rezultat jo vetëm i sektorit drejtues por edhe i atij të prodhimit.

 

Është zgjedhje e shoqërisë Pierroll të trajnojë personelin e saj në mënyrë sa më efetive dhe së bashku me makineritë e prodhimit jep cilësinë e lartë të grilave dhe sistemeve kundër mushkonjave, duke patur si rezultat dorëzimin e shpejtë tek përdoruesi.

 

Përgjegjësia e shoqërisë nuk ndalon tek prodhimi dhe disponimi i produkteve, por vazhdon edhe pas tyre, sepse Pierroll ofron një sektor mjaft të organizuar mbështetjeje teknike për një shërbim sa më të mirë të klientëve të saj.

Magazinimi i lëndës së parë

 

Lëndët e para që zgjidhen për tu përdorur në prodhimin e grilave dhe produkteve të tjera janë të një cilësie mjaft të lartë dhe vijnë nga furnizues të miratuar, të cilët respektojnë rregullatoret dhe kontrollet e cilësisë.

Zgjedhja e lëndëve bëhet pas një kërkimi analitik të stafit drejtues të Pierroll, dhe duhet të reflektojë kërkesat e drejtorisë, të paktën përsa i përket cilësisë dhe durueshmërisë së lëndëve.

Lëndët e prodhimit të grilave dhe të sistemeve mbrojtëse kundër mushkonjave porositen në sasi të mëdha, duke patur si qëllim çmimin më të ulët, i cili sjell si rezultat uljen e çmimit edhe për klientin.

Produkte të gatshme

 

Në godinat e saj, shoqëria magazinon produktet të cilat janë gati për dorëzim dhe transportim tek profesionistët.